Në Maqedoninë e Veriut u shkatërrua grupi prej shtatë anëtarëve që kryenin kontrabandën e emigrantëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:19

Në Maqedoninë e Veriut u shkatërrua grupi prej shtatë anëtarëve që kryenin kontrabandën e emigrantëve

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka kryer operacionin policor të koordinuar me institucionet tjera në lidhje me zbardhjen e rastit ku një grup prej shtatë anëtarëve në Maqedoninë e Veriut kryenin kontrabandën e emigrantëve, transmeton Portalb.mk.

“U realizua operacioni i koordinuar policor për zbardhjen e veprës penale që ka të bëjë më organizimin e grupit për kryerjen e veprës penale – kontrabandë me migrantët. Hetimet kriminalistike ishin realizuar nga shtatori i vitit 2023 e deri në qershor të vitit 2024 ndaj grupit kriminal të përbërë nga shtatë anëtarët”, sqaroi Policia.

Kjo grupë kriminale, e ndihmuar edhe nga një shtetas i Pakistanit dhe një nga Serbia, kanë kryer bartjen ilegale të migrantëve nga kalimi kufitar në Gjevgjeli e deri në vendet e Bashkimit Evropian, përmes Serbisë.

“Organizator i grupit kriminal është 39 vjeçari V.S. nga Shtipi, me qëlim përiftimin e kundërligjshëm të pasurisë dhe të mirave materiale, së bashku me 28 vjeçarin D.N. nga Zletova, 52 vjeçarin G.A. nga Probishtipi, 50 vjeçarin V.D. nga Serbia, 46 vjeçarin D.L. nga Velesi, 23 vjeçarin I.L. nga Velesi dhe 29 vjeçarin S.P. nga Velesi, në bashkëpunim me U.N., person me preardhjen nga Pakistani dhe një person i pa njohur nga Serbia, organizuarn grup kriminal në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë kryer kontrabandimin e një numri të madh të migrantëve, duke fituar pauri në mënyrë kundërligjshëm.

Policia ka arritur të arreston pesë personat, njëri është në arrati, ndërsa V.D. është i burgosur në “Burgun e Shkupit”, tashmë i dënuar për veprën penale “kontrabandë me migrantët”.

Prokuroria Themelore Publike ndaj shtatë të akuzuarve ka propozuar masën e paraburgimit.

Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX raportoi që kalimi i parregullt i migrantëve në vendet e Ballkanit Perëndimor ka shënuar ulje për 75 përqind, ndërsa raporti i punës së Policisë për vitin 2023 tregoi se RMV-ja vazhdoi të jetë pjesë e rrugës që përdorin emigrantët për të arritur në vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian. Kontrollet e intensifikuara vitin e kaluar rezultuan në parandalimin e gati 14 mijë tentativave për tranzit të paligjshëm përmes vendit tonë dhe aktivitetet dhe nevoja për t’u përballur me të mbeten sfida dhe prioriteti kryesor në punën e policisë, pavarësisht se trendi është ulur me 49% krahasuar me vitin 2023.

Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie 64 përqind në tre muajt e parë të vitit 2024 thuhet në raportin më të fundit të Organizatës policore evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Shtator, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?