Izraeli thotë se ka vrarë pjesëtarë të Hezbollahut në Siri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 20:17

Izraeli thotë se ka vrarë pjesëtarë të Hezbollahut në Siri

Ushtria izraelite tha më 12 shtator se avionët luftarakë të saj kanë goditur dhe vrarë dy pjesëtarë të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në jug të Sirisë.

Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh ndaj grupit shiit, që ka mbështetjen e Iranit, në afërsi të Lartësive të Golanit, të pushtuara nga Izraeli.

Ushtria izraelite e identifikoi njërin nga të vrarët si Ahmed al-Jabr. Izraeli e akuzoi atë se ka kryer operacione militante në provincën siriane të Kuneitras, afër Lartësive të Golanit.

Hezbollahu nuk ka njoftuar për vrasjen e ndonjë pjesëtari të grupit. Por, radioja siriane proqeveritare, Sham FM, dhe Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë me seli në Britani që monitoron luftën – raportuan se gjatë një sulmi ajror izraelit është goditur një veturë në jug të Sirisë, duke vrarë dy persona në fshatin Han Arnabe.

Në muajt e fundit, Izraeli shpesh ka kryer sulme ajrore në afërsi të Lartësive të Golanit, të cilat i mori gjatë luftës të Lindjes së Mesme më 1967 dhe i aneksoi më 1981.

Izraeli thotë se shënjestron militantët e lidhur me Iranin. Izraeli është zotuar se do të ndalë zgjerimin e ndikimit të Iranit në Siri, ku janë të dislokuar mijëra luftëtarë të mbështetur nga Teherani.

Siria është një rrugë kyçe që Irani të dërgojë armë te grupi Hezbollah në Liban.

Izraeli për 11 muaj me radhë po lufton në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli po ashtu ka këmbyer zjarr, pothuajse në baza ditore, me Hezbollahun përgjatë vijës kufitare.

Më 12 shtator, Hezbollahu pretendoi se ka kryer disa sulme në veri të Izraelit dhe ushtria izraelite tha se ka penguar fluturake që hynë në territorin izraelit nga Libani./REL

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Shtator, 2024 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?