Helmohen dhjetëra kadetë në Akademinë ushtarake

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:40

Helmohen dhjetëra kadetë në Akademinë ushtarake

22 kadetë nga Akademia ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostollski”, 4 ushtarë nga kazerma e Kumanovës me simptoma të të përzierave dhe vjelljes, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën infektive në Shkup. Sipas këtyre të fundit, simptomat përputhen me ato të helmimit.

“Gjatë ditës së djeshme janë paraqitur gjithsej 10 kadetë nga Akademia ushtarake me simptome të përzierjes, me vjellje dhe me diarre. Të gjithë janë nën përkujdesje mjekësore në ambulancë dhe gjendja e tyre është tashmë shumë e mirë dhe janë lëshuar në shtëpi, përpos njërit, i cili është hospitalizuar, sepse është më shumë i dehidruar, por sot është mirë dhe është në gjendje shumë të mirë stabile. Supozojmë që bëhet fjalë për helmim nga ushqimi i mensës së Akademisë ushtarake, anketa epidemiologjike çon në atë, edhe pse disa kanë ngrënë jashtë.”, – deklaroi drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar informacionin.

“Fillimisht, tre kadetë janë ankuar për të përziera dhe të vjella, më pas janë transferuar me urgjencë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku janë ekzaminuar nga mjeku kujdestar dhe dy janë kthyer në repart pa diagnozë specifike, ndërsa një kadet është shtruar në spital dhe pritet të kthehet sot në Akademi. Më vonë, shtatëmbëdhjetë kadetë të tjerë dhe dy oficerë janë ankuar për të njëjtat simptoma, pas së cilës të gjithë janë dërguar në Klinikën Infektive, ku janë trajtuar nga stafi mjekësor dhe pasi është konstatuar gjendja e tyre stabile, janë lëshuar.”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qendra Mjekësore Ushtarake së bashku me inspektorët e Qendrës për Shëndet Publik dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të hetojnë shkaqet e këtij rasti. (TVM2)

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?