Në pikën e vaksinimit “Bukuresht” rritet numri i fëmijëve për vaksinim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:42

Në pikën e vaksinimit “Bukuresht” rritet numri i fëmijëve për vaksinim

Mjekët thonë se disa prindër e ruajnë dinamikën e imunizimit, ndërsa disa prej tyre i vaksinojnë fëmijët pasi kanë nevojë për një certifikatë për në kopsht. Po ashtu theksojnë se mospranimi i fëmijëve në çerdhe pa e marrë vaksinën kundër difterisë ka dhënë rezultat.

“Shumë prindër kur vijnë këtu thonë që po mos të ishte çerdhja nuk do ta vaksinoja fëmijën, kështu që çerdhet definitivisht kanë dhënë sukses dhe shpresoj që nuk do të presim epidemi të re që çerdhet të kërkojnë MRP vaksinën, që pastaj prindërit t’i sjellin për t’i vaksinuar fëmijët me MRP vaksinën.”, – deklaroi mjekja, Sanja Cilevska Mlladenovska.

Prindërit e kanë kuptuar se nuk mund të marrin një certifikatë pa e vaksinuar fëmijën, ndaj tani po përpiqen të marrin një certifikatë që për disa arsye duhet ta prolongojnë.

“Kohë për kundërindikacion mund të vendosim kur vërtet ekziston diçka e tillë për momentin. Kemi rekomandime nga specialistë kur është ndonjë diagnozë më serioze e fëmijës. Kur kanë fruth ose infeksione tjera më serioze, atëherë e prolongojmë vaksinimin për një kohë të caktuar derisa mendojmë se është e nevojshme dhe pastaj e thërrasim fëmijën për të marrë vaksinën.”, – theksoi mjekja, Sanja Cilevska Mlladenovska.

Mjekja Mlladenovska thotë se për dallim nga disa bashkëqytetarë tanë që janë skeptikë, të huajt që jetojnë në Shkup dhe kanë fëmijë për vaksinim vijnë në pikat e vaksinimit dhe imunizojnë fëmijët.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?