Qeveria e RMV-së njofton se në vetëm 2 muaj mandat, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësorë (FSSH) zgjeruan listën pozitive të barnave. Sipas tyre nga sot qytetarët do të mund të marrin barnat e reja në listën pozitive.
“Listës iu shtuan nëntë gjenerikë të rinj, gjegjësisht 87 barna në emra, forma, forca dhe ambalazhe të ndryshme për shtypjen e gjakut, sëmundjet e zemrës, anti-agregantët, ilaçet për trajtimin e depresionit dhe demencës. Zgjerimi i fundit i listës pozitive ishte në vitin 2009 dhe në 2014 kur u shtua vetëm një ilaç. Por që nga dita e sotme është zgjeruar duke përfshirë 9 barna të reja. Atë që u premtuam qytetarëve, marrim përsipër ta realizojmë. Me këtë zgjerim të 9 barnave të reja, do të reduktohet ndjeshëm numri i pacientëve që paguanin privatisht për barnat. Gjithashtu, ky zgjerim i listës pozitive është vetëm fillimi. Zgjerimi i ri i radhës i listës pozitive pritet të jetë në fund të dhjetorit”, thonë nga Qeveria.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
16 Shtator, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.