Qeveria e miratoi informatën për ndërtim dhe rikonstruim të disa objekteve sportive për këtë vit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:28

Qeveria e miratoi informatën për ndërtim dhe rikonstruim të disa objekteve sportive për këtë vit

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi informatë për realizim të projekteve nga programi për ndërtim dhe rikonstruim të objekteve sportive për vitin 2024 nga ana e Ministrisë së Sportit. Mes tyre është edhe ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake – Shkup, sanimi i sallës sportive Rasadnik në Komunën Kisella Vodë, si dhe të sallës sportive në UCM.

Lidhur me pojektin “Ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake – Shkup”, nga Qeveria kumtuan se salla sportive do të ndërtohet në kompleksin e kazermës në komunën Aerodrom. E njejta do të dedikohet për kadetët e Akademisë ushtarake. Realizimi do të zhvillohet në vitin 2024 dhe në vitin 2025.

Lidhur me projektin “Sanimi i sallës sportive Rasadnik, Komuna Kisella Vodë”, rikonstruimi do të bëhet në bashkëpunim me komunën Kisella Vodë. Nga ana e Komunës është përgatitur Projekt për rikonstruim të sallës sportive multifunksionale Rasadnik me kapacitet prej 1000 deri 1500 shikuesve.

Projekti “Sanimi i sallës sportive në UCM” është gjithashtu pjesë e këtij programi. Siç kumtuan nga Qeveria, salla është dëmtuar për shkak se pas prëfundimit të aktiviteteve ndërtimore, e njejta nuk ishte kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që ishte obligim i Universitetit. Nevojiten një sërë sanimesh, so riparime të fasadës, ndërrimi i dritareve, sigurimi mekanik i pajisjes dhe të ngjashme.

Siç kumtuan nga Qeveria, do të realizohet edhe projekti “Sanimi i sallës sportive në Komunën Radovish”.

Projektet e tjera janë “Sanimi i sallës sportive në Komunën Novo Sellë”, “Sanimi i fushës së futbollit të KF Teteks, Tetovë”, “Sanimi i këndeve të lojërave shumëfunksionale të lagjes”, “Sanimi i këndeve për fëmijë me vendosje të pajisjes sportive në kopshte “, “Vendosja e rampave në objektet prë sport për persona me pengesa”, “Ndërtimi i rrugicës atlete në Komunën Gjevgjeli”.

Nga Qeveria informojnë se Minsitria e Sportit do të zbatojë procedura për furnizime publike me qëllim të zgjedhjes së ofertuesit/kryesit më të volitshëm dhe organit mbikëqyrës gjatë realizimit të projekteve.

Këtë vit, siç theksojnë, mjetet në vlerë prej 35.039.500,00 denarë do të dedikohen për investime për këto objekte.

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?