Barometri i Ballkanit, 44% e qytetarëve të RMV-së mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e njëjtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:33

Barometri i Ballkanit, 44% e qytetarëve të RMV-së mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e njëjtë

Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit ka publikon të dhëna të reja të Barometrit të Ballkanit, në lidhje me ekonominë, perceptimin e korrupsionit, si dhe klimën e biznesit. Në pyetjen nëse situata ekonomike do të përmirësohet, do të mbetet e njëjtë ose do të përkeqësohet, pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ose 44% e të anketuarve kanë thënë se situate ekonomike do të mbetet e njëjtë.

KËSHILLI RAJONAL I BASHKËPUNIMIT

44% mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e nëjtë, 26% mendojnë se situata ekonomike do të përkeqësohet, ndërsa 24% mendojnë se do të përmirësohet. 7% nuk janë përgjigjur. Kurse sa i përket efikasitetit të luftës kundër korrupsionit, shumica e qytetarëve mendojnë se lufta nuk është efikase”.

Ndërkaq, sa i përket politikave nacionaliste që pengojnë më së shumti bashkëpunimin rajonal, qytetarët besojnë se politika nacionaliste në të gjithë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po pengon bashkëpunimin rajonal, dukshëm më shumë sesa mungesa e besimit, ku siç theksohet kjo për shkak të historisë, paragjykimeve ose ndarjeve etnike. Përkthyer në përqindje, 47% e qytetarëve të vendeve të Ballkanit e mendojnë një gjë të tillë.

Anketat e Barometrit Ballkanik të vitit 2024 u kryen midis marsit dhe fillimit të prillit 2024 në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Anketa e Opinionit Publik parashtroi 48 pyetje për 6000 qytetarë dhe Anketa e Opinionit të Biznesit paraqiti 40 pyetje për 1200 pronarë, menaxherë apo drejtues biznesesh.

SHENJA/

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?