Kushtetuesja, procedurë për Balancuesin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:12

Kushtetuesja, procedurë për Balancuesin

Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedurë dhe të hapë lëndë për nismën që konteston dispozitat që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë etnik në institucione. Procedura do të përfshijë shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjit për nëpunës administrativ dhe Rregullores për elemente të detyrueshme në konkurset publike, nismë e iniciuar nga përbërja e kaluar e Antikorrupsuionit. Por, me propozim të kreut të Kushtetueses, në këtë lëndë u përfshi edhe Metodologjia e planifikimit të punësimit në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, që njihet ndryshe si mekanizmi i Balancuesit.

“Gjykata i vlerësoi gjetjet e Komisionit (Antikorrupsion) si të bazuara por edhe i zgjeroi dyshimet për jokushtetutshmëri dhe joligjshmëri edhe në dispozita të tjera. Dhe me vetëiniciativë nisi procedurë edhe për ligjet e njëjta por edhe për akte nënligjore që dalin prej tyre. Gjykata shprehu dyshime se për dispozitat për të cilat është nisur procedurë vendoset në pyetje parimi i garantuar kushtetues i barazisë së qytetarëve para Kushtetutës, I vërtetuar me nenin 9, më tej edhe garancia kushtetuese se çdo vend pune, me të njëjtat kushte, është i qasshëm për të gjithë,” deklaroi Hristina Belovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi erdhi pas një debati të gjatë mes gjykatësve të kushtetueses, të cilët kishin qëndrime të ndara. Në diskutime, kundër u deklaruan tre gjykatësit Osman Kadriu, Naser Ajdari dhe Fatmir Skender. Kadriu deklaroi se përkatësia etnike si element për përfaqësim të drejtë është në Kushtetutë si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit. Përfaqësimi i drejtë etnik sipas gjykatësit Kadriu paraqet vlerë demokratike më të përkryer kurse, me të, nuk suspendohen kushtet dhe kualifikimet tjera gjatë punësimit. Ai tha se parimi i përfaqësimit të drejtë zbatohet, jo vetëm në administratë por edhe në zgjedhjen e funksionarëve dhe të gjykatësve. Shfuqizimi, shtoi Kadriu do të suspendonte të drejtat e të gjithë etnive dhe do të dëmtonte të drejtat e qytetarëve. Gjykatësja Dobrilla Kacarska ishte për idenë që t’i jepet afat Kuvendit për rishikimin e dispozitave dhe rregullimin e tyre në formën që nuk do të paraqisnin diskriminim.

Por kreu i Kushtetueses Darko Kostadinovski ishte kundër këtyre ideve. Ai, si gjykatës që referonte nismën, vlerëson se nuk është punë e Gjykatës Kushtetuese t’i sugjerojë Kuvendit të rregullojë ligjet ose t’i tregojë si të bëjë punën e tij. Ai thotë se me dispozitat që rregullojnë punësimin në bazë të përkatësisë etnike shkelet themelet e rendit kushtetues që garantojnë liri të shprehjes dhe shkelet parimi kushtetues që secili duhet të jetë i barabartë, pavarësisht përkatësisë etnike.

Deri në vendimin final, stopohen të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me nenet dhe rregulloret që kontestohen, ku përfshihet edhe punësimi nëpërmjet balancuesit.

“Gjatë votimit është sjell edhe masë e përkohshme për këtë lëndë që nënkupton se stopohet zbatimi i akteve dhe veprimeve që dalin nga dispozitat që kontestohen dhe nuk duhet të ketë ndryshime në këtë rast deri sa gjykata nuk sjell vendim final,” tha Hristina Belovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese. /alsat.mk

241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?