Do të transformohet sistemi i Menaxhimit të Krizave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:21

Do të transformohet sistemi i Menaxhimit të Krizave

Është formuar grup pune, ku përfaqësues të disa institucioneve duhet të transformojnë sistemin e menaxhimit të krizave, shkruan Alsat.

Duhet bërë analizë serioze shkaqeve që e çuan vendin në situatë ku nuk mund të përballet me zjarret, por edhe për të parë se si është situata dhe në bazë të kësaj të përgatitet strategji. Zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në të gjithë vendin këtë verë.

“Hapi i parë është të jemi sa më të përgatitur për vitin e ardhshëm, për të përjashtuar çdo rrezik për diçka të ngjashme me atë që ndodhi këtë verë. Dhjetë ose më shumë ligje do të duhet të ndryshohen. Do të duhet të hartohet Ligj i ri për zjarret. Duhet të zgjerohen institucionet që do të përfshihen në sistem, për shembull Ndërmarrja publike për menaxhimin e kullotave”, tha Lupço Dimovski- zëvendëskryeministër.

Një nga zgjidhjet është bashkimi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhim me kriza, por kjo nuk do të thotë se është zgjidhja përfundimtare, thotë Dimovski, megjithatë, shton se është proces kompleks që së paku do të zgjasë dy vjet.

“Kjo strategji do të jetë me hapa, është proces i gjatë dhe ndoshta do të zgjasë dy vjet, por kjo nuk do të thotë që me atë që kemi përfunduar, për shembull zjarret, nuk duhet të jemi gati”, u shpreh Lupço Dimovski- zëvendëskryeministër.

“Ohri ka numër më të vogël të zjarrfikësve, sipas asaj që është paraparë me ligj. Por nëse këto takime përfundimisht rezultojnë me zgjidhje sistematike për të gjitha institucionet që reagojnë në kohë krize, atëherë mendoj se shteti dhe komunat së bashku do të kenë sistem të plotë që do të mund të përballojë çdo krizë”, theksoi Kiril Pecakov- kryetar i komunës së Ohrit.

Transformimi i sistemit të menaxhimit të krizave u imponua pasi shteti rezultoi i papërgatitur për të reaguar në kohë në parandalimin dhe uljen e dëmeve gjatë fatkeqësive të ndryshme./ Alsat.mk

241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
241
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?