E quajti presidentin bullgar “të paedukatë”, reagon Sofja zyrtare: Nikollovski duket të jetë i edukuar keq

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:22

E quajti presidentin bullgar “të paedukatë”, reagon Sofja zyrtare: Nikollovski duket të jetë i edukuar keq

Vazhdoi grindja e zëvendëskryeministrit Aleksandar Nikollovski me autoritetet bullgare. Në intervistë televizive, duke komentuar mungesën e flamurit shtetëror gjatë takimit me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, Nikollovski e quajti presidentin bullgar Rumen Radev “të paedukatë dhe të paqytetëruar”.

Menjëherë erdhi reagimi i ashpër nga MPJ bullgare. Thonë se për deklaratën e Nikollovskit i kanë informuar edhe partnerët dhe kumtuan se kjo nuk është rezultat i edukimit të mirë.
“Zëvendëskryeministri Nikollovski diket të jetë i edukuar keq”, i thanë mediave bullgare zyrtarë të Ministrisë së Jashtme në Sofje.

Paraprakisht, nga fundi i gushtit, ambasadores sonë në Bullgari iu dorëzua notë proteste për shkak të deklaratës së zv.kryeministrit Nikollovski.

Ai atëherë tha se në Bullgari “janë aq jofunksional saqë nuk munden as të caktojnë zgjedhje”.

Më pas, kryeministri Mickoski bëri thirrje që politikanët të mos bien pre e provokimeve nga pala bullgare. Nga MPJ e RMV-së vlerësuan se ka përkeqësim të raporteve edhe mes qytetarëve të dy vendeve.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?