LSDM: Sigurimi i Mickoskit i cili rrahu një polic, është liruar nga përgjegjësia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:06

LSDM: Sigurimi i Mickoskit i cili rrahu një polic, është liruar nga përgjegjësia

Polici i cili ishte pjesë e sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski e që sulmoi një polic tjetër para një kafeneje në Shkup është liruar nga përgjegjësia nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, akuzoi sot opozita, shkruan Alsat.

Ngjarja ndodhi në shkurt të vitit 2024, kur një inspektor i departamentit të tregtisë së paligjshëm të drogës u sulmua teksa po kryente aksion për arrestimin e trafikantëve të drogës.

“Truprojën e Hristijan Mickoskit, polici Ivica Bishovski, i cili rrahu një polic tjetër para kafenesë “Mosh” në Shkup, Toshkovski e shpalli të pafajshëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2024 ku një punonjës policie, inspektor në njësinë kundër tregtisë joligjore dhe kontrabandës, është rrahur teksa po kryente aksion kundër drogës. Është iniciuar procedurë disiplinore dhe komision, ndërsa Toshkovski ka paralajmëruar personalisht kallëzim penal. Ndodhi e kundërta. Toshkovski liron Bishovskin. Edhe pse Komisioni për procedurë disiplinore kërkoi dënimin e Bishovskit, Pançe Toshkovski personalisht e liron nga përgjegjësia truprojën e Mickoskit. Për njerëzit e afërt të Mickoskit çdo gjë është e lejuar, madje edhe rrahja e policëve”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së./ Alsat.mk

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?