Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:11

Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor

Në llogaritë hynin para për kujdestari derisa drejtorët e institucioneve publike shëndetësore janë kënaqur në plazh, ndërsa ndërkohë borxhi publik i institucioneve shëndetësore ishte në rritje të vazhdueshme, shkruan Alsat.

Të punësuarit kanë marrë rroga edhe në bazë të marrëveshjeve kolektive që nuk ekzistonin, ndërsa paratë janë derdhur në institucionet publike shëndetësore përmes prokurimit publik, si dhe përmes shtesave për pushim mjekësor, thekson drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski.

“Mbase ju kujtohet, në vitin 2022, një drejtoreshë e Klinikës ka paguar kujdestari duke postuar foto se ka qenë me pushime në Turqi, ose nuk e di diku tjetër. Për shkak të këtij rasti është iniciuar kontroll i jashtëzakonshëm i të gjithë drejtorëve në Qendrën Klinike, ndërsa është konstatuar se shumica e tyre janë paguar në detyrë kur nuk kanë qenë në punë.  Tashmë kemi konstatuar blerje të kushtëzuara dhe të dyshimta të softuerit në sasi që në disa klinika janë shumë më shumë, 20, 30 herë nga kostot në klinika të tjera. I shqyrtojmë abuzimet në blerje dhe në fund i kontrollojmë”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Përveç kësaj, drejtori i një institucioni publik shëndetësor i ka paguar shpenzimet e udhëtimit me muaj pa asnjë vërtetim në shumë prej 500 mijë denarësh. Një tjetër drejtor ekonomik e ka rritur pagën jashtë kontratës kolektive për 400 mijë denarë në periudhë prej një viti.

Në raportin e vitit 2023 thuhet se në disa klinika janë paguar para për kujdestari pa leje nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa i gjithë institucioni në qendrën shëndetësore publike ka paguar paga në bazë të një marrëveshje kolektive inekzistente. Për shumicën e këtyre shpërdorimeve, Komisioni Kundër Korrupsionit do të duhet të hapë lëndë.

“Mendoj se janë bërë disa kërkesa nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pas ankesave anonime ndaj tyre dhe janë dorëzuar, kontrollet janë bërë dhe u janë dorëzuar rezultatet. Supozoj se më tej do t’i dorëzojnë në prokurorinë publike. Për gjërat e tjera që zbulojmë, e informojmë Ministrinë e Shëndetësisë si përgjegjëse në fushën e shëndetësisë dhe planifikojmë që kur të kemi pak më shumë rezultate, t’i përmbledhim rezultatet dhe t’i dërgojmë në institucionet kompetente për ndjekje”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve, ndonëse ndikojnë edhe faktorë të tjerë, borxhi publik i institucioneve shëndetësore arrin në pesë miliardë denarë, nga të cilat vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 është shënuar rritje prej një miliardë denarësh.

Klekovski siguron se ka plan që së shpejti të zvogëlohet ky borxh, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime të rregullta shëndetësore. / Alsat.mk

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?