Taravari për specializantët privat: Në thirrjen e fundit kanë arritur 480 aplikime – Ja ku do të angazhohen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:17

Taravari për specializantët privat: Në thirrjen e fundit kanë arritur 480 aplikime – Ja ku do të angazhohen

“Një pjesë e madhe e deficitit të kuadrit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet me specializantët privatë prej të cilëve në thirrjen e fundit kanë arritur rreth 480 aplikime, ndërsa do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj se në 300 mjekët e parë, një pjesë e tyre, ndoshta më shumë se 10, do t’i angazhojmë në Shtip”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai sot e vizitoi Spitalin Klinik në Shtip dhe paralajmëroi se aty specializantët e parë mund të priten deri në fund të vitit. Interesim kanë shprehur rreth 30 mjekë.

“Biseduam edhe me drejtorin, edhe ta ai kanë ardhur specializantë të cilët kanë shprehur interesim, por edhe te ne kanë ardhur, aplikimet tashmë janë grumbulluar, rreth 480 mjekë nga gjithsej 600, do të veprojmë në bazë të interesit të spitaleve. Për në Shtip informacioni është se diku rreth 30 mjekë shprehin interesim, jo vetëm nga Shtipi пор edhe nga vendet përreth, do të veprojmë sipas asaj që do ta thotë drejtori se është prioritet”, deklaroi Taravari.

Sipas Taravarit, me punësimet e planifikuara të mbi 1000 personave në shëndetësi të cilët tani janë të angazhuar me kontratë në vepër do të hapet mundësia për kontrata të reja për shkak të deficitit të madh të kuadrit shëndetësor.

“Në shëndetësi për momentin, për fat të keq, janë angazhuar 2500 njerëz kryesisht kuadër i mesëm mjekësor me kontrata në vepër. Morëm obligim që deri në fund të vitit një pjese të tyre, mbi 1000 do të bëjmë përpjekje tu japim vendim dhe me këtë të hapim mundësi për kontrata të reja sepse me të vërtetë ka deficit të madh të mjekëve, por veçanërisht të infermierëve, punonjësve të higjienës dhe personelit mjekësor”, tha Taravari.

Në Spitalin Klinik të Shtipit, siç tha drejtori Vllado Zahariev, ka deficit të kuadrove në të gjitha repartet.

“Gjendja më alarmante është në Anestezion, Gjinekologji, gjithashtu na mungojnë edhe shumë kirurgë të përgjithshëm, njëjtë edhe internistë, gjegjësisht në të gjitha repartet”, tha Zahariev.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?