Qytetarët: Heqja e balancuesit i dëmton edhe më shumë shqiptarët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:22

Qytetarët: Heqja e balancuesit i dëmton edhe më shumë shqiptarët

Qytetarët vlerësojnë se heqja e balancuesit do t’i dëmtonte edhe më shumë shqiptarët, ashtu siç janë dëmtuar deri më tani. Ka mjaft prej tyre që nuk e besojnë se balancuesi mund të hiqet, por ka edhe nga ata që mendojnë se pushteti bën çfarë të dojë dhe nuk i merr aspak parasysh mendimet e tyre. Një nga qytetarët e intervistuar nga televisioni Shenja tha se maqedonasit po regjistrohen si shqiptarë, e shqiptarëve po iu mbetet të bëhet vetëm kondukter të autobusave dhe asgjë tjetër.

Qytetar

Ligjin, ata kur të dojnë, si të dojnë bëjnë marrveshje. Kryesorja për popull asgjë nuk ka, sa u bë, 30 vjet asgjë të re nuk ka. 100 përqind do të hiqet, ata çfarë të folin edhe e bëjnë, e hekin. Si ta vlersoj, mendimi im nuk ka asgjë, nuk vlen, edhe me tregu, edhe po, edhe jo, edhe mirë, edhe keq, ata e vazhdojnë të vetën. Ajo për neve shqiptarët a e sheh, punësim nuk ka, ata prej në maqedonas po bëhen regjistrohen shqiptar, vetëm punësohen në vendet e punës, po shkojnë nëpër kurse po mësojnë shqip, po i zënë vendet, shqiptari le të bëhet kondukter ia kontrollon autobusët tjetër nuk ka asgjë.”

Ndërsa disa qytetarë të tjerë thonë se kjo gjë nuk ka mundësi të bëhet dhe se këto janë vetëm fjalë.

Qyetar

Munden me fantazu ata njerëzit që mendojnë heqjen e balancuesit, nuk ka shance të bëhet. Duhet populli të pyetët për cdo gjë e jo të vendosin vet, ja edhe këtu po lexoj që vet populli e thotë që shkon sot atje dhe vendos për popullin, kush është ai vetë Mickoski apo kush ishte. Duhet të merren masa ama njëherë populli është duke heshtur e sa do të shkon kështu nuk e di.”

Qytetar

Jo nuk hiqet. Ajo vetëm ashtu ka mbet, hiqet hiqet po jo prap kemi me mbet aty. Këto partitë e dinë krejt ligjet. Jo nuk hiqet, ajo cka thonë, pa ne a munden ata?!”

Qytetarët shtuan se me këto veprime që po bëjnë politikanët po i largojnë ata nga vendi dhe se në këtë mënyrë nuk ka as punësime, e as para.

Përndryshe, Gjykata Kushtetuese në seancën e ditës së mërkurë e ka pranuar iniciativën e Antikorrupsionit për hapjen e lëndës që konteston dispozitat që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë etnik në institucione, i njohur ndryshe si “balancuesi”.

/SHENJA/

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?