Agjencia kërkoi tërheqjen e disa produkteve ushqimore nga market në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 20:39

Agjencia kërkoi tërheqjen e disa produkteve ushqimore nga market në Maqedoninë e Veriut

Nga tregu i Maqedonisë tërhiqen produktet e “Atlantik Shtark”: Biskota 220 gram, seria 1507482842 dhe “Najlepshe zhele kukis” 145 gram, seria 1507483391, të dyja me afat deri në 11.05.2025, për shkak të mundësisë për praninë e një trupi të jashtëm, konfirmuan për MIA-s nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV).

Nga AUV apelojnë deri te konsumatorët që nëse i kanë blerë produktet të mos i konsumojnë ose t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë.

Agjencia për ushqim dhe veterinari ka marrë njoftim nga kompania “Atlantic Trade” Shkup SHPK Ilinden se për shkak të mundësisë së pranisë së një trupi të jashtëm, tërheq nga tregu këto produkte: 280766 Biskota 220 gramëshe të serisë 1507482842 me date skadence 11.05.2025 dhe 281061 “Najlepshe zhele kukis” 145 gram noiset, seria 1507483391 me datë skadence 11.05.2025. Prodhuesi i produkteve të tërhequra sipas njoftimit është Atlantik Shtark SHPK Beograd, Republika e Serbisë. AUV, si institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore në përputhje me kompetencat ligjore, monitoron situatën me tërheqjen e produkteve. Apelojmë tek konsumatorët si dhe nga kompania importuese, nëse produktet e treguara i kanë blerë me numrat serik dhe datat e skadimit, të mos i konsumojnë ose t’i kthejnë në pikën e shitjes ku i kanë blerë”, njoftojnë nga AUV.

Kumtesë të këtillë për tërheqje të produktit ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

“I informojmë klientët dhe konsumatorët se për produktet Cookis kakao kokos, 220 g, seria 1207483491 (me afat skadimi deri më 8.5.2025) dhe Cookies kakao 220g, seria 1507482842 (me afat skadimi deri më 11.5.2025), i tërheqim në mënyrë parandaluese për shkak të pranisë së një trupi të jashtëm.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në muajin korrik ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara në 112 objekte, nga të cilat 54 operatorë janë dënuar me gjobë, 8 kanë marrë ndalesë nga puna.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?