“Deklarata e Mickovskit është populiste, Marrëveshja me BE-në patjetër të respektohet”

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2024 16:01

“Deklarata e Mickovskit është populiste, Marrëveshja me BE-në patjetër të respektohet”

Publicisti Driton Zenku në një prononcim për Frontline.mk, ka deklaruar që deklarata e Mickovskit është populiste nga fakti që Bashkimi Europian ka kritere dhe nuk https://frontline.mk/2024/09/20/zenku-iz-avata-na-mickoski-e-populistichka-dogovorenoto-so-eu-mora-da-se-pochituva/ që brenda unionit të inkuadrohen shtete që kontestohen nga shtetet anëtare, duke komentuar deklaratën e tij që rruga drejt BE-se nuk duhet te jete penge i kontesteve bilaterale.

“Kontestet bilaterale mbajnë peng vendet e Ballkanit. Është fakt që shtetet e Ballkanit historikisht janë grindur me njëri tjetrin dhe kontestet mes tyre kanë penguar njëra tjetrën në proceset integruese. Deklarata e Mickovskit është populiste nga fakti që Bashkimi Europian ka kritere dhe nuk lejon që brenda unionit të inkuadrohen shtete që kontestohen nga shtetet anëtare. Në BE nuk ka vend për grindje”, tha Zenku.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është zotuar me një marrëveshje bilaterale me Bullgarinë me ndërmjtësimin e BE-së, dhe nuk është në pozicion që të refuzon nëse dëshiron të fillon negociatat për anëtarësim.

“Mickovski tregon “muskujt” ndaj Bullgarisë që ka të drejt vetoje dhe ndaj Bashkimit Europian ku RMV dëshiron të integrohet. Nuk ka sens politik që nga roli i aplikuesit të dikton rregulla. Punonjësi që aplikon në një vend pune, nuk jep kushte por i plotëson kriteret e caktuara nga punëdhënësi. Në këtë rast, kushti është ndryshimi i kushtetutës”, tha Zenku. Flaka Media

Linku i lajmit në gjuhën maqedone: Зенку: Изјавата на Мицкоски е популистичка, договореното со ЕУ мора да се почитува

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2024 16:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.