Serwer thotë se Serbia s’po e ndihmon dialogun: Vuçiq po ndërhyn në Bosnje dhe Mal të Zi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:04

Serwer thotë se Serbia s’po e ndihmon dialogun: Vuçiq po ndërhyn në Bosnje dhe Mal të Zi

Profesori amerikan në universitetin John Hopkins, Daniel Serwer në një intervistë për Danas ka folur në lidhje me raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se a ekziston një zgjidhje mes dyja vendeve në lidhje me dialog, ai ka thënë se Serbia po e pengon një gjë të tillë, duke ofruar një opsion.

“Serbia mund ta pranojë se e respekton autoritetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe se do ta trajtojë atë (Kosovën) në mënyrë fqinjësore. Më pas ajo mund t’i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për incidentin terrorist në Banjskë dhe trazirat kundër trupave të KFOR-it. Një gjë e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike dialogun, edhe pa njohje zyrtare diplomatike. Në vend të kësaj, Beogradi bëri të kundërtën. Ai vazhdon të vë në dyshim autoritetin qeverisës dhe integritetin territorial të Kosovës në çdo rast”, është shprehur ai.

Ndërkaq, i pyetur nëse Serbia ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi, ai u shpreh se një gjë e tillë është e dukshme, ndërkaq në ato të Bosnje-Hercegovinës më pak e dukshme.

“Ndërhyrja në Mal të Zi është e dukshme. Ndërhyrja në Bosnje dhe Hercegovinë është disi më pak e dukshme, por kjo sepse Milorad Dodik më së shumti bën atë që dëshiron Vuçiq”.

“Ai (Vuçiq) aspiron një “botë serbe”, që do të thotë se Beogradi de facto kontrollon popullsinë serbe në vendet fqinje. Ai po bën shumë progres në këtë drejtim”, është shprehur Serwer./Klankosova.tv.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?