Vri’ten katër ushtarë izraelitë në pjesën veriore të Gazës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:50

Vri’ten katër ushtarë izraelitë në pjesën veriore të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të tjerë të saj u vranë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, teksa forcat e ushtrisë vazhdojnë ofensivën vdekjeprurëse në zonën e bllokuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se katër ushtarët nga një njësi elitare e ushtrisë humbën jetën në luftimet në pjesën veriore të Gazës, pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tyre. Ushtria tha se në luftime gjithashtu u plagos rëndë një oficer.

Sipas shifrave ushtarake, të paktën 776 ushtarë janë vrarë dhe rreth 5.100 të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor 2023.

Megjithatë, kreu i opozitës izraelite Yair Lapid dje tha se 890 ushtarë janë vrarë dhe 11.000 të tjerë janë plagosur që nga viti i kaluar, duke paralajmëruar se numri i ushtarëve të vrarë do të vazhdojë të rritet mes ofensivave vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza dhe Liban.

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmin vdekjeprurës në veri të Gazës që nga 5 tetori për të parandaluar Hamasin nga rigrupimi, duke zbatuar një rrethim shkatërrues në zonë. Palestinezët, megjithatë, akuzojnë Izraelin se synon të pushtojë zonën dhe të zhvendosë me forcë banorët e saj.

Më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë në veri të Gazës që nga fillimi i ofensivës, sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile Palestineze.

Mbi 43 mijë palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 101 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për veprimet e tij në Gaza.

Lufta u përhap në Liban, ku Izraelin nisi sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin me mbi 2.700 njerëz të vrarë dhe më shumë se 12.500 të tjerë të plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.

Izraeli më 1 tetor e zgjeroi më tej konfliktin duke nisur sulm tokësor në jug të Libanit.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?