Si të përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Dhjetor, 2024 21:20

Si të përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën

Mirëmbajtja e lëkurës dhe flokut nuk ka përse të kushtojë një tufë me para. Nëna Natyrë i ka ofruar njeriut një larmi produktesh të cilat e ushqejnë njeriun nga jashtë brenda.

Produktet natyrale që njerëzit konsumojnë çdo ditë janë të mira për shëndetin e organizmit por edhe mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve.

I tillë është rasti i vezëve, të bardhat e të cilave janë fantastike për shumë trajtime të rëndësishme të bukurisë që mund të bëhen lehtë në shtëpi.

Vezët janë të mbushura me proteina siç është albumina dhe kolagjeni. E bardha përmban dy të tretën e proteinës së vezës së plotë. Kjo proteinë është e plotë, që do të thotë se përmban të nëntë amino acidet thelbësore për trupin.

Këto proteina janë të dobishme jo vetëm për lëkurën por edhe për skalpin e kokës dhe flokët, sidomos atë të yndyrshëm. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa mënyra se si të përdorni të bardhat e vezës.

Maskë Flokësh me Vezë dhe Vaj Ulliri

Përziejini 2 vezë me një lugë gjelle me vaj ulliri dhe rrihini fort me një pirun. Aplikojeni masën në flokë dhe mbajeni për 30-45 minuta.

Maskë për Flokë të Yndyrshëm

Përzieni të bardhat e dy vezëve me një lugë gjelle me lëng limoni. Aplikojeni masën në flokë por jo në pjesën e rrënjëve. Mbajeni maskën për 10 minuta.

Maskë për Mbylljen e Poreve

Rrihini të bardhat e dy vezëve me një pirun deri sa të formohet shkuma në sipërfaqe. Hidhni pak lëng limoni dhe vendoseni maskën në lëkurën e sapolarë.

Maska duhet aplikuar në zonën e hundës, ballit dhe mjekrës. Mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Maskë Kundër Plakjes

Përzieni të bardhën e një veze me gjysëm luge çaji me mjaltë. Maskën mbajeni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Të Bardha Vezësh Kundër Qelizave të Vdekura

Përzieni të bardhën e një veze me gjysëm luge gjelle me mjaltë dhe pak lëng limoni ( lëngu i nxjerrë me një të shtrydhur të vetme me dorë). Shtoni një lugë çaji me sheqer ose kripë.

Përziejini mirë së bashku dhe aplikojeni në lëkurë me lëvizje rrethore. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Përveç proteinës, vezët janë shumë të pasura me hekur, vitaminat B dhe selenium që i japin lëkurës një paraqitje rinore por ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme të trupit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Dhjetor, 2024 21:20