VLEN: Sikurse në anketa edhe në zgjedhjet lokale do të prijmë para partisë “non grata”

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 13:51

VLEN: Sikurse në anketa edhe në zgjedhjet lokale do të prijmë para partisë “non grata”

Ndryshimi është këtu! Qytetarët po e ndjejnë atë për çdo ditë, dhe anketat si kjo e sotmja nga Market Vision e dëshmojnë qartë. VLEN është para BDI-së, partisë non grata që ka shkatërruar gjithçka për vite me radhë, thonë nga VLEN

Në vetëm gjashtë muaj, me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi, VLEN ka filluar sanimin e dëmeve katastrofale të shkaktuara nga BDI. Ishin muaj të vështirë, por nuk u dorëzuam! Zotimet që ua bëmë shqiptarëve po i kthejmë në realitet.

VLEN po ndërton!* VLEN kujdeset për mirëqenien dhe standardin më të lartë të qytetarëve. Me hapa konkretë, po e lehtësojmë jetën e përditshme të njerëzve, duke sjellë dinjitet dheshpresë për të ardhmen.

Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që kanë kryer korrupsion dhe krim të organizuar ku rrjedhimisht kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht.

Prandaj, rezultatet e kësaj ankete janë sihariq që BDI do të mposhtet shumë shpejt, shumë keq, shumë rëndë, për herë të dytë.

VLEN me fanatizëm mbron dhe vlerëson besimin e qytetarëve. Besimi i qytetarëve për ne është përgjegjësi që ndërlidhet me angazhimin tonë pa ndalë vetëm që të sjellim ditë më të mira për të gjithë pa dallim, deklaruan nga VLEN.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 13:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.