Duke e ndjerë humbjen e thellë më 24 prill dhe 8 maj, VMRO dhe Mickoski kanë nis koalicionime me të gjitha qendra antievropiane dhe antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reaguan sot nga BDI.
Sipas kësaj partie, plaftorma e vetme e Mickoskit duket të jetë rreziku nga BDI dhe Fronti Europian, andaj kërkon ndihmë madje edhe nga Levica e Apasievit dhe ZNAM e Dimitrievskit.
:Në dy tubimet e fundit, Mickoski ia ka zgjatur dorën Levicës, pasi është bindur tashmë se Fronti Europian do të jetë çelësi për formimin apo jo të Qeverisë së ardhshme. Është bindur gjithashtu se humbëse e thellë do të jetë edhe opozita shqiptare, dhe për këtë shkak, tashmë i drejtohet Vankovskës dhe Apasievit, dy figurat kryesore të politikës ruse në Maqedoninë e Veriut”, reaguan nga BDI.
BDI dhe Fronti Europian i bën thirrje qytetarëve, pa dallim etnie, ta mbështetin Platformën e presidentit në ardhje, dr. Bujar Osmani dhe rrugën drejt BE-së të trasuar nga Fronti Europian.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
21 Prill, 2024 16:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.