Osmani: Të heqim hijet e së kaluarës

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Prill, 2024 21:40 Përditësuar

Osmani: Të heqim hijet e së kaluarës

VIDEOKandidati i Frontit Europian për President, Bujar Osmani u bëri apel qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që për hir të së ardhmes europiane t’i lënë anash inatet e së kaluarës. Osmani në tubimin e sontëm, atë qendror të koalicionit Fronti Europian në sheshin “Maqedonia” në Shkup kërkoi mbështetje nga të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësive të tyre etnike a fetare duke i ftuar të përcaktohen për opsionin e vetëm që do ta shpie vendin në Bashkimin Europian.

“Po ju lutem të heqim hijet e së kaluarës, pritjen e pafund dhe pa perspektivë. Të shikojmë para e ta mbështesim Frontin Europian. Ta mbështesim Frontin, sepse ai është garantues dhe udhërrëfyes, ai është feneri që do ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt Europës. Se ky vend është shtëpia jonë dhe ta ruajmë e ta bëjmë të begatë për brezat që vijnë!” tha Osmani.

Bile edhe cinikët që nuk besonin te ne dhe gabuan përsëri se ne mundemi dhe ia dalim. Sot jo vetëm Kryetarin e kuvendit. Sot e kemi kemi edhe Kryeministrin shqiptar i pranuar nga të gjithë. Por, pse të ndalemi këtu?! Pse mos të kemi edhe Presidentin e parë? Pse jo vëllezër e motra?! Pse jo? Unë besoj!”u shpreh Osmani.

Osmani ftoi qytetarët që të besojnë në vetvete dhe ëndrrat do të bëhen realitet.

“Disa mund të thonë që jemi shumë ambiciozë dhe nuk e shohim realitetin. Por unë do t’ju them që pikërisht vizioni, dëshira për barazi dhe përparim, na sollën këtu. Popujt tonë janë të vyeshëm dhe të ndershëm. Thjesht, duhet të marrim mundësitë që ofrojnë integrimet europiane” theksoi ndër tjerash ai në tubimin qendror të koalicionit.

Koalicioni që në këto zgjedhje ka bërë bashkë parti politike dhe qytetarë të më shumë përkatësive etnike në Maqedoninë e Veriut është ai që pasqyron diversitetin, teksa kandidati për President, Bujar Osmani vlerëson se i njëjti është simboli i shpresës.

“Dhe si një film i vjetër dhe i shikuar, Maqedonia përsëri është para një sfide. Përsëri jemi në një udhëkryq. Sot ofrohen para nesh dy opsione të cilat janë kundërthënëse. Njëra është izolimi, kthimi i supremacisë etnike të 61-shit. Dhe opsioni tjetër është vizioni ynë, i Frontit Europian për Maqedoninë e Veriut si vend i unitetit, vend i shpresës dhe vend i mundësive. Fronti Europian nuk është një parti politike, Fronti është diçka shumë më tepër. Fronti është një ide, është besimi se po vijnë ditë më të mira për vendin” tha Osmani.

Osmani në tubimin e sontëm në sheshin e Shkupit tha se me anëtarësimin e vendit në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike në botë, NATO, me patjetër të vijojë edhe anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.

“Fronti Europian nuk i ndan partitë dhe popujt në të mëdhenj dhe të vegjël. Së bashku jemi më të fortë dhe një hap më afër qëllimit tonë, që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.” theksoi ai ndër tjerash.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Prill, 2024 21:40 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.