Donald Trump sinjalizon mbështetjen e tij për kriptomonedhat
Presidenti Donald Trump thotë se dëshiron t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin botëror të kriptomonedhave. Siç njofton korrespodentja Michelle Quinn, zoti Trump po e zbaton planin e tij që nisje të mandatit të dytë presidencial.
Që në javët e para të detyrës, Presidenti Donald Trump mori hapa konkrete për të përmbushur premtimet e tij zgjedhore lidhur me kriptomonedhat. Ai emëroi një drejtues për kriptomonedhat dhe ka emëruar rregullatorë që janë mbështetës të kësaj industrie.
Ai nxorri kripto monedhën e tij dhe ka firmosur një urdhër ekzekutiv për kriptomonedhat.
“Ky është urdhëri ekzekutiv për kriptomonedhat. Ne do të ngremë një grup të brendshëm pune për ta bërë Amerikën kryeqytetin botëror të kriptomonedhave, nën udhëheqjen tuaj”, tha David Sacks, drejtues pranë Shtëpisë së Bardhë për kriptomonedhat.
Zoti Trump kishte mëdyshje për kriptomonedhat gjatë mandatit të tij të parë. Por ai u duk se ndryshoi mendje gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024. Firmat e kriptomonedhave kontribuan ndjeshëm në fushatën presidenciale të zotit Trump.
Përkrahësit e kriptomonedhave mirëpritën masat e para të ndërmarra nga e zoti Trump, si një ndryshim nga ajo që e konsideronin si qasje armiqësore të administratës së Presidentit Joe Biden.
“Urdhëri ekzekutiv dhe komentet e tij, mendoj se ishin shumë në përputhje me atë që kërkuan përkrahësit e kriptomonedhave, me atë që ata donin”, thotë Ben McMillan nga kompania IDX Advisors.
Sipas urdhërit ekzekutiv, një grup pune duhet të shqyrtojë mundësinë e krijimit të një stoku kombëtar të pasurive digjitale nga kriptovalutat e sekuestruara nga qeveria federale.
















