Tubimi n’shesh, faleminderon Fronti Europian

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 14:18

Tubimi n’shesh, faleminderon Fronti Europian

“Mbrëmë, BDI dhe Fronti Europian e vulosën fitoren e 24 prillit – Presidentin në ardhje dr.Bujar Osmani dhe fitoren madhështore të 8 majit – ditën kur koalicioni do të kalojë +20 deputetë”, thuhet në komunikaten e Frontit Evropian.

“Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata – dhjetëra mijëra djem e vajza, aktivistë të partive politike – pjesë e Frontit Europian, që ishin pjesë e tubimit të mbrëmshëm në Sheshin “Makedonija” në Shkup.

Përulësi për të gjithë që, me praninë Tuaj, dëshmuat se Maqedonia e Veriut do të ketë të ardhme të ndritur dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është e pakthyeshme, ani se qarqet pro-ruse në vend e dëshirojnë të kundërtën.

BDI dhe Fronti Europian siguron të gjithë qytetarët – pa dallim etnie, që edhe pas 8 majit, do të vazhdojmë politikat proeuropiane bashkë me partnerët perëndimorë, BE-në dhe partnerin strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Garanci për këtë do të jetë përkushtimi i Presidentit dr. Bujar Osmani, i cili ka dëshmuar se di të udhëheqë institucionet më të rëndësishme të vendit.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithëve – pa dallim, të mërkurën të rrethojmë numrin 4 dhe më 8 maj t’i japim goditjen e fundit bashkëpunëtorëve të Rusisë, të cilët dëshirojnë ta kthejnë vendin para vitit 2001”, mbyllet reagimi i Frontit Evropian.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 14:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.