Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 07:49

Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Në shumë raste, vendimi për shqiptarët është i thjeshtë: një byrek të shpejtë tek bukëpjekësi i lagjes ose një vezë të zier.

Ritmi kaotik i një dite të zakonshme në Shqipëri, shpesh shkakton dilema tek konsumatorët.

Të hash apo të mos hash mëngjes? Kjo është çështja!

Në shumë raste, vendimi për shqiptarët është i thjeshtë: një byrek të shpejtë tek bukëpjekësi i lagjes ose një vezë të zier.

Ka të tjerë më pas që i përkushtohen me devotshmëri vaktit të mëngjesit, si vakti më i rëndësishëm i ditës.

Një gjë është e sigurt, nuk duhet të dalësh nga shtëpia pa ngrënë më parë.

Kur duhet ngrënë mëngjesi?

Ekspertët  thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina.

Ky vakt duhet ngrënë patjetër  brenda një ore nga zgjimi.

Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.

Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.

Roli i mëngjesit për rënie në peshë

Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës.

Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt.

Mëngjesi largon urinë gjatë ditës

Sipas nutricienëve, ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës.

Nëse njeriu është më pak i uritur, atëherë ai nuk do të joshet nga ushqime të tjera të shpejta e me kalori.

Zgjedhje të shëndetshme ushqimore

Ushqimet e ngrëna në mëngjes janë gjithashtu të rëndësishme sepse të mbrojnë nga thirrjet plot sheqer të ëmbëlsirave dhe yndyrnave.

Ngrënia e mëngjesit ju ndihmon të bëni zgjedhje të mençura gjatë gjithë ditës.

Njerëzit që hanë ushqim në mëngjes janë më të vëmendshëm ndaj regjimit ushqimor.

Më shumë energji

Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon trupin me ushqyesit që i mungojnë dhe u jep muskujve një energji të menjëhershme.

Nëse hiqni dorë nga mëngjesi rregullisht do të vështirësoni performancën tuaj fizike.

Lidhja mes ushqyerjes në mëngjes dhe peshës është një çështje që kërkon studime të mëtejshme.

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, konsultohuni me një ekspert për zbatimin e një programi ushqyerjeje në bazë të nevojave tuaja.

21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 07:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?