Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 11:54

Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si “Ati i Mjekësisë”, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve. Shëndeti i stomakut dhe i të gjithë sistemit tretës në përgjithësi ndodh të anashkalohet. Ndonëse ky sistem përmban dhjetëfishin e baktereve të rëndësishme në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.

Këto baktere, na mbrojnë nga infeksionet, mbështesin metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen. Për fat të keq, pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri dhe në Botë ushqehet keq dhe si pasojë vuan nga mungesa e baktereve të mira në stomak. Ekuilibrat e baktereve në stomak ndikohen jo vetëm nga ushqyerja e keqe, por edhe nga stresi, toksinat dhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve.

Rreziku i sëmundjeve dhe shëndeti i stomakut

Studime të ndryshme konfirmojnë se një pjesë e madhe e sëmundjeve shfaqen si pasojë e inflamacionit kronik në stomak. Ajo që ndodh është se në shumë raste, baktere të këqija të njohura si endotoksina lëshohen në gjak. Sistemi imunitar i identifikon ato si të huaja dhe i sulmon duke shkaktuar kështu një inflamacion kronik.

Inflamacioni mund të nxitet edhe nga ushqyerja dhe mund të përhapet aq shumë sa të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës që më pas pasohet nga diabeti i tipit 2 dhe obeziteti. Një regjim ushqimor jo i shëndetshëm ndikon fort në rritjen e nivelit të endotoksinave duke nxitur kështu inflamacionin. Ushqimet e fermentuara si turshitë apo kosi dhe kefiri janë shumë të pasura me probiotikë dhe i bëjnë mirë stomakut.

Ndikimi i inflamacionit kronik

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup. Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer. Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten. Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.

Inflamacioni kronik, shkaktari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve. Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë. Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e shëndetit të stomakut është të ushqeheni shëndetshëm, të flini mirë e të kryeni shumë aktivitet fizik.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 11:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?