Papa Françesku vuan nga një pneumoni e dyfishtë. 88-vjeçari është shtruar në spital në Romë prej javës së kaluar, ndërsa Selia e Shenjtë njoftoi se gjendja shëndetësore e tij vazhdon të jetë komplekse.
Testet laboratorike treguan se pneumonia i ka prekur të dyja anët e mushkërive. Po kalon një bronkit astmatik dhe një infeksion polimikrobik, ndërsa mjekëve u është dashur të përdorin tek ai edhe antibiotikë.
Për shkak të terapive shtesë që ata po përdorin, Papa duhet të qëndrojë i shtruar në spital të paktën deri javën e ardhshme dhe për këtë aryse duhet të anulojë të gjithë axhendën si dhe meshën e të Dielës në sheshin Shën Pjetër.
Hera e fundit që është shtruar në spital nga problemet me mushkëritë ka qenë viti 2023. Vitet e fundit, Papa është përballur edhe me probleme të tjera shëndetësore për të cilat ka kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale si hernien dhe zorrë të trashë dhe së fundi ka përdorur edhe karrocën për të lëvizur për shkak të dhimbjeve në gju.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
19 Shkurt, 2025 22:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.