Sulmuesi i Eintracht pëlqehet nga United

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:40

Sulmuesi i Eintracht pëlqehet nga United

Manchester United ka bërë lëvizjen e parë për të përforcuar sulmin duke kontaktuar për transferimin e Hugo Ekitike, 22-vjeçarit francez të Eintracht Frankfurt. Talenti i ri ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga, ku ka shënuar 34 gola, dhe është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Megjithatë, klubi gjerman kërkon rreth 100 milionë euro për kartonin e tij, çmim që mund të ndalojë negociatat. Në “Old Trafford” e konsiderojnë këtë shumë të lartë për një lojtar që është ende në fazat e zhvillimit në elitë dhe do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje më të volitshme.

Chelsea dhe Liverpooli gjithashtu janë në garë për Ekitiken, por deri tani Manchester United është klubi që ka ndërmarrë hapin konkret. Për “Djajtë e Kuq”, ky transferim do të ishte një goditje e madhe për repartin ofensiv dhe për ambiciet e sezonit të ardhshëm.

Me merkato që sapo ka nisur dhe disa klube të mëdha të interesuara, Hugo Ekitike pritet të jetë një nga emrat më të diskutuar gjatë kësaj vere.

Flaka

40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
40
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?