Barça mendon shitjen e Ter Stegen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:55

Barça mendon shitjen e Ter Stegen

Barcelona mund të përfshijë Marc-André ter Stegen në listën e largimeve këtë verë, pavarësisht se ai është një nga kapitenët e skuadrës.

Portieri gjerman pritet të bie në hierarki sezonin e ardhshëm, pas afrimeve të pritshme të Joan Garcia dhe Marc Vidal, të cilët priten të jenë alternativat kryesore për sezonin 2025-26.

Ter Stegen është përgjigjur ndaj spekulimeve, duke theksuar se dëshiron të qëndrojë të paktën edhe një sezon në “Camp Nou”. Megjithatë, disa klube janë të gatshme të testojnë vendosmërinë e tij, veçanërisht përpara Kupës së Botës për Klube në verë.

Sipas “Sport”, Galatasaray ka kontaktuar Barcelonën për të mësuar rreth kushteve të një transferimi të mundshëm. Turqit shpresojnë që Barça të ndërpresë kontratën për të siguruar gjermanin si lojtar të lirë.

Pavarësisht interesimit, Ter Stegen nuk është prioriteti kryesor për portën e kampionëve të Turqisë. Objektivi i parë i Galatasaray mbetet portieri i Chelseat, Djordje Petrovic.

Barça, e cila kërkon të shkarkojë pagën e rëndë të gjermanit, mund të zhgënjehet, pasi 33-vjeçari nuk planifikon të largohet, duke e bërë transferimin të vështirë këtë verë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 12:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.