Dembele: Ëndërroj Topin e Artë
Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele, ka folur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë për ëndrrën e fitimit të Topit të Artë, pas një sezoni të suksesshëm me kampionët e Francës.
“Shpresoj të jem mes 30 më të mirëve”
Në një intervistë për France Football, Dembele deklaroi:
“Kam pasur vite të vështira me lëndime e paraqitje jo të mira. Këtë sezon mendoj se kam bërë mirë, ndaj shpresoj të jem të paktën në listën e 30 të nominuarve.”
Endërr nga fëmijëria: Topi i Artë
Dembele e cilësoi trofeun individual më të rëndësishëm si një ëndërr të vjetër:
“Kur isha fëmijë dhe e shihja në Téléfoot, më dukej si diçka e jashtëzakonshme. Vetë objekti – Topi – është diçka e bukur.”
“Nuk jam i fiksuar, por kush nuk e ëndërron?”
Edhe pse e dëshiron çmimin, francezi pranon se nuk është i fiksuar pas tij:
“Është e vështirë ta thuash me gojë që e synon. Por sigurisht, është gjëja më e madhe për një futbollist. Të jesh mes favoritëve është një fitore më vete.”
“Nëse ju pëlqej, mirë – nëse jo, jeta vazhdon”
Për fund, sulmuesi i PSG-së foli edhe për pasionin që ka për lojën:
“Që kur isha i vogël doja të sillja gëzim. Më pëlqen të dribloj, të ndihmoj ekipin, të shënoj. Nëse ju pëlqej si lojtar, mirë. Nëse jo, jeta vazhdon.”
Flaka
















