Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, mund të largohet nga Interi pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Klubeve. Edhe pse 23-vjeçari ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028, klubi po shqyrton mundësinë e shitjes për një shifër rreth 14 milionë euro, një vlerë më e ulët se ajo e mëparshme.
Interi, i cili shpenzoi rreth 16 milionë euro për ta sjellë Asllanin nga Empoli, duket se është i gatshëm të mjaftohet me një shifër që i afrohet asaj të investuar. Vendimi final për të ardhmen e tij do të merret nga trajneri Cristian Chivu, i cili do të punojë me mesfushorin për të vlerësuar rolin e tij në skuadër.
Ndërkohë, interesimi për Asllanin vijon, me Fiorentinën si klubin më të fundit që ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Mbetet për t’u parë nëse Interi do të pranojë ofertën apo do të presë për mundësi më të mira financiare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Qershor, 2025 21:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.