Real Madrid “ngec” për Carreras, Benfica e përfshin në turin amerikan

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 23:04

Real Madrid “ngec” për Carreras, Benfica e përfshin në turin amerikan

Real Madrid përballet me një tjetër pengesë në përpjekjet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Alvaro Carreras. Pavarësisht interesit të madh nga “Los Blancos”, Benfica ka reaguar duke përfshirë Carreras në skuadrën që do të udhëtojë për turneun në SHBA, një lëvizje taktike për të vonuar ose komplikuar çdo marrëveshje të mundshme.

Sipas raportimeve të Marca, klubi madrilen kishte shpresuar ta përfundonte marrëveshjen për 40 milionë euro, por Benfica qëndron e palëkundur në kërkesën për klauzolën e plotë të lirimit prej 50 milionë eurosh.

Xabi Alonso, i cili tashmë ka mbyllur transferimet e Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold për rreth 60 milionë euro, po kërkon ta kompletojë repartin e mbrojtjes me një emër të tretë – me Alvaro Carreras si synim kryesor për pas Kupës së Botës për Klube.

Presidenti i Benficas, Rui Costa, ka reaguar duke hedhur poshtë zërat për një marrëveshje të mbyllur me Real Madridin:
“Carreras do të luajë Kupën e Botës për Klube me ne dhe është lojtar i Benficas. Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Real Madridin për të,” tha ai për Mundo Deportivo.
“Kishte oferta që nuk na pëlqyen, në rastin e Alvaros dhe për lojtarë të tjerë.”

Përplasjet mes dy klubeve janë intensifikuar, dhe edhe pse negociatat mbeten të hapura, duket se nuk do të ketë lëvizje përfundimtare përpara muajit korrik, kur Real Madrid mund të rikthehet me një ofertë të përmirësuar.

Flaka

30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 23:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?