Sekreti për një gjumë më të mirë? Ekspertët rekomandojnë “zhurmën rozë”
Nëse jeni një nga ata që përballen me pagjumësinë ose ndërprerjet e gjumit gjatë natës, ka një teknikë të thjeshtë por efektive që mund t’ju ndihmojë të flini më mirë. Studiuesit kanë zbuluar se “zhurma rozë”, një lloj tingulli ambiental, mund të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.
Ndryshe nga zhurma e bardhë, zhurma rozë përfshin të gjitha frekuencat e dëgjueshme, por me një volum që zvogëlohet gradualisht me rreth 3 decibel për oktavë. Ky efekt krijon një tingull më të thellë dhe më relaksues, duke e bërë atë ideal për një gjumë të qetë dhe të pandërprerë.
Shembuj të këtij lloji tingulli përfshijnë fëshfërimën e gjetheve, valët e oqeanit dhe zhurmën e shiut – të gjitha tinguj që ndihmojnë në qetësimin e trurit dhe relaksimin e trupit. Në fakt, një studim i fundit tregoi se pjesëmarrësit që dëgjonin zhurmë rozë me një volum që ulej gradualisht ndërsa binin në gjumë, jo vetëm që flinin më shpejt, por edhe flinin më thellë dhe më cilësisht.
Psikologët e cilësojnë këtë efekt si një “placebo emocional”, duke vënë në dukje se ndryshimet e vogla në ambientin tonë mund të ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si ndiheni dhe si flini. Me miliona përdorues në TikTok që ndajnë përvojat e tyre pozitive mbi këtë teori, zhurma rozë po kthehet në një trend të fuqishëm për ata që kërkojnë përmirësim të gjumit.
A është thjesht një efekt psikologjik apo një metodë e provuar shkencërisht? Sido që të jetë, zhurma rozë duket se ka potencialin të ndihmojë këdo që dëshiron një gjumë më të qetë dhe më të thellë.
Flaka
















