Minçev: Korrigjuan Balancuesit, llogatije e bazuar në popullsinë reale rezidente

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 14:23

Minçev: Korrigjuan Balancuesit, llogatije e bazuar në popullsinë reale rezidente

Ministri i Administratës Publike Aleksandar Minçev, sot në një konferencë për shtyp me rastin e njëvjetorit të themelimit të Ministrisë, prezantoi rezultatet kryesore dhe lëvizjet reformuese të cilat, siç tha, e kanë hedhur themelin e kulturës së re të menaxhimit në sektorin publik.

“Formimi i Ministrisë së Administratës Publike nuk ishte një hap burokratik. Ishte një mesazh politik. Një mesazh se nuk ka më vend për punësime partiake, për institucione jofunksionale, për marrëveshje sekrete dhe për pamësim”, tha Minçevi, duke theksuar se administrata publike nuk duhet të jetë më një “zonë e mbrojtur për individë të privilegjuar”, por një servis për qytetarët.

Ndër masat kryesore të ndërmarra ai i veçoi korrigjimin e Balancuesit, pra metodologjinë për llogaritjen e përfaqësimit etnik në sektorin publik.

“Llogaritjen e harmonizuam në përputhje me Ligjin e atëhershëm në fuqi, bazuar në popullsinë reale rezidente, dhe jo sipas llogaritjes së mëparshme të popullsisë jorezidente”, shpjegoi Minçevi.

I theksoi edhe debatet publike me institucionet dhe sektorin e shoqërisë civile në kuadër të fushatës “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, gjegjësisht katër debate publike, përfshirë një seancë përfundimtare në komisionin parlamentar amë.

Ministri paralajmëroi se zgjidhjet ligjore të cilat kanë dolë nga konsultimet publike janë tashmë në fazën përfundimtare në Kuvend.

“Kemi hedhur themelet e asaj kulture të re. Maqedonia është e vendosur të bëhet një shtet modern, evropian dhe kjo nuk mund të arrihet me shprehi të vjetra, por me një kulturë të re qeverisjeje”, përfundoi Minçevi.

70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2025 14:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?