Nuk je i/e martuar? – Tash, do paguash tatim shtesë nëse jeton në Maqedoninë e Veriut!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 14:13

Nuk je i/e martuar?  – Tash, do paguash tatim shtesë nëse jeton në Maqedoninë e Veriut!

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë debatit qeveritar me temë “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike”, bëri të ditur se qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së tatimeve shtesë për personat e pamartuar, si pjesë e masave për të nxitur rritjen e natalitetit dhe për të përballuar zbrazjen e vazhdueshme të vendit, transmeton Flaka

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshme sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se rritja e numrit të martesave dhe e lindjeve do të jetë imperativ kombëtar, duke theksuar se qeveria po punon për të hartuar politika që do të forcojnë kohezionin familjar dhe do të inkurajojnë të rinjtë të ndërtojnë jetë të qëndrueshme në vend.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion, me një pjesë të publikut dhe ekspertëve që e shohin propozimin si ndërhyrje në të drejtat individuale, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si përpjekje të dëshpëruar për të përballuar krizën e thellë demografike që po përjeton Maqedonia e Veriut. Flaka

70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 14:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?