Taravari pas takimit me Ramën: Nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve të shihet si i dorëzuar

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 15:02

Taravari pas takimit me Ramën: Nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve të shihet si i dorëzuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar sot për komentet dhe interpretimet që kanë pasuar takimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që u zhvillua ditë më parë në Çarshinë e Shkupit.

“Ky ishte një takim i natyrshëm mes përfaqësuesve politikë shqiptarë, në një moment të caktuar, në një kontekst që nuk është përgatitur si ngjarje protokollare”, deklaroi Taravari në një prononcim për media.

Duke u ndalur te reagimet e qytetarëve, Taravari theksoi se ndjeshmëritë e shfaqura janë të mirëkuptueshme, por Aleanca për Shqiptarët nuk lejon asnjëherë që të cenohet krenaria kolektive.

“Dua ta them qartë se Aleanca për Shqiptarët dhe unë personalisht nuk do të pranojmë kurrë që dinjiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shihet si i dorëzuar apo i përbuzur,” tha ai.

Taravari rikujtoi se respekti për përfaqësuesit institucionalë të Shqipërisë është i natyrshëm, por theksoi se ky respekt duhet të jetë gjithmonë i ndërsjellë.

“Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi barazi, mbi dëgjim të ndërsjellë dhe mbi interes të përbashkët kombëtar,” u shpreh kryetari i ASH-së.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, Taravari ritheksoi orientimin kombëtar të subjektit që ai drejton:

“Aleanca për Shqiptarët është dhe do të mbetet një forcë me orientim të qartë kombëtar. Shqiptarët si shtetformues në këtë vend besojmë në familjen, në identitetin tonë, në historinë dhe në të drejtën për të qenë zot të fatit tonë politik. Nuk jemi instrument i projekteve personale apo të huaja, por jemi këtu për të ndërtuar bashkë, me ju dhe për ju, një të ardhme ku shqiptari ndjehet krenar në vendin e vet,” deklaroi Taravari. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2025 15:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?