Aksident tragjik në Kërçovë – humb jetën një 17-vjeçar motoçiklist

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Korrik, 2025 12:41

Aksident tragjik në Kërçovë – humb jetën një 17-vjeçar motoçiklist

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e djeshme në Kërçovë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes ndërmjet një automjeti dhe një motoçiklete.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se aksidenti ka ndodhur më 4 korrik 2025, rreth orës 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski”.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Audi”, me targa të Kërçovës, e drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc i Kërçovës, dhe një motoçikletë “Hamachi” e drejtuar nga një i mitur 17-vjeç nga Kërçova.

“Motoçiklisti, me lëndime të rënda trupore, është transportuar në klinikën ‘Nëna Terezë’ në Shkup, por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet hetimore të policisë dhe një prokuror publik, i cili ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.

Hetimet mbi aksidentin vazhdojnë. Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Korrik, 2025 12:41
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë