Masat e qeverisë kundër zjarreve në sprovë – 23 zjarre aktive, qeveria shpallë gjendje krize

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 22:26 Përditësuar

Masat e qeverisë kundër zjarreve në sprovë – 23   zjarre aktive, qeveria shpallë gjendje krize

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka njoftuar se deri në orën 19:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, prej të cilave 11 janë ende aktive, një është nën kontroll, ndërsa nëntë janë shuar dhe dy të tjera janë lokalizuar, njofton Flaka

Sipas QMK-së, vatrat më të mëdha janë aktive:

  • Pranë Samokovit dhe midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Slatina në komunën e Makedonski Brod;
  • Midis fshatrave Bllace dhe Çuçer Sandevë, si dhe afër Kuçevishka Bara në komunën e Çuçer Sandevës;
  • Pranë fshatit Ljubanci në komunën e Butelit;
  • Nën Solunska Glava midis burimeve të Babunës dhe Banina Dupka;
  • Pranë fshatit Beshishte në rajonin e Prilepit;
  • Nga fshati Volino deri në fshatin Livada në komunën e Ohrit;
  • Gjatë autostradës Gostivar-Tetovë, ku digjet bimësia e ulët;

Përballë situatës alarmante, Qeveria ka ndërmarrë një masë të re për punësimin e 400 personave të papunë në punë publike, me fokus në krijimin e brezave kundërzjarrit dhe aktivitete të tjera parandaluese. Ky angazhim vjen si pjesë e strategjisë për uljen e rrezikut nga zjarret dhe forcimin e kapaciteteve për ndërhyrje të shpejtë.

Qeveria promovon gjithashtu mjete teknike të reja, përfshirë automjete, helikopterë dhe trajnime për intervenim, por qytetarët që përballen me tym, trafik të devijuar dhe rrezik për pronat e tyre kërkojnë më shumë se retorikë.

Mickoski deklaroi se 38 automjete policore dhe ushtarake, të cilat nuk janë përdorur për më shumë se tetë vite, janë vënë në funksion për shuarjen e zjarreve. “E pamë demonstrimin dhe mund të them se jemi shumë më të përgatitur për sezonën e zjarreve që tashmë ka nisur”, tha Mickoski.

Megjithatë, realiteti në terren tregon një tjetër pamje. Në shumë raste, zjarrfikësit përballen me flakët me mjete të pamjaftueshme – lopata, cisterna të improvizuara dhe mungesë logjistike. Ndërkohë që promovimi i kapaciteteve është për t’u vlerësuar, reagimi i ngadaltë dhe shpesh i vonuar tregon se planifikimi afatgjatë dhe mbikëqyrja sistematike mbeten të dobëta.

Sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve.

“Dua t’ju informoj se në mbledhjen e sotme, Qeveria mori vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në territorin e shtetit për shkak të shtimit të zjarreve, me kohëzgjatje prej 30 ditësh”, deklaroi zëdhënsja e Qeverisë Marija Miteva, e cila tha se të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, do të mobilizohen për t’u përballur me zjarret dhe për të mbrojtur popullsinë.

“Kjo në terren do të thotë se mundësohet një qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente – Armatës, policisë, të gjitha njësive të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe qeverive lokale. Të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, do të mobilizohen për t’u përballur me zjarret dhe për të mbrojtur popullsinë”, theksoi Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.

Shteti ka premtuar shumë, por flakët në terren po sfidojnë secilin prej këtyre premtimeve. Nëse kapacitetet janë moderne dhe planet janë të zbatueshme, atëherë zjarret nuk duhet të përparojnë drejt kufijve, as qytetarët të përballen vetëm. Për momentin – zjarret nuk po ndalen. Dhe kjo flet më shumë se çdo fjalim zyrtar. Flaka

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2025 22:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?