Zjarri në Nikoliq të Dojranit kalon kufirin, Greqia ndërhyn me forca ajrore dhe tokësore

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 22:17

Zjarri në Nikoliq të Dojranit kalon kufirin, Greqia ndërhyn me forca ajrore dhe tokësore

Zjarri që ka shpërthyer afër fshatit Nikoliq në Komunën e Dojranit, tashmë është aktiv për të tretën ditë me radhë dhe është zgjeruar në territorin grek, në afërsi të rajonit të Kilkisit (Kukush), pranë Liqenit të Dojranit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga korrespondentja e MIA-s nga Athina, në terren po ndërhyjnë forca të shumta zjarrfikëse greke, përfshirë 60 zjarrfikës me tre ekipe këmbësorike, 17 automjete, dy aeroplanë zjarrfikës dhe një helikopter. Në operacion janë përfshirë gjithashtu cisterna dhe automjete ndihmëse të komunës lokale.

Ndërhyrja e Greqisë erdhi pas një kërkese zyrtare për ndihmë të dërguar nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) e Maqedonisë së Veriut, drejtuar Qendrës së vetme koordinuese për operacione dhe menaxhim me kriza të Greqisë.

Dy aeroplanë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 janë ngritur sot pasdite në orën 18:00 nga Selaniku dhe tashmë janë duke ndërhyrë nga ajri në përpjekje për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Situata vazhdon të jetë serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe temperaturave të larta, ndërsa autoritetet në të dy anët e kufirit janë në gatishmëri të lartë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 22:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?