ASH përmend 6 institucionet me zero shqiptarë: VLEN nuk arriti të ndryshon asgjë pas një viti qeverisje

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 09:26

ASH përmend 6 institucionet me zero shqiptarë:  VLEN nuk arriti të ndryshon asgjë pas një viti qeverisje

Pas një viti pjesëmarrje në qeverisje, koalicioni VLEN ka dëshmuar paaftësi të plotë për të ndryshuar realitetin e hidhur të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjendja jo vetëm që nuk është përmirësuar, por përfaqësimi i shqiptarëve po përkeqësohet në mënyrë të rrezikshme dhe të qëllimshme.

Sot, siç ishin edhe dje, këto institucione mbeten “zona të ndaluara” për shqiptarët:

0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat”

0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit”

0 shqiptarë në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë

0 shqiptarë në Drejtorinë e Zonave të Lira Ekonomike

0 shqiptarë në Akademinë e Shkencave

0 shqiptarë në Agjencinë e Filmit

Disproporcioni në punësime është alarmant. Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga institucionet shtetërore, pa asnjë reagim nga qeveria aktuale. Nuk ka asnjë transparencë në punësime, nuk ka përfshirje të drejtë, nuk ka barazi.

Përkundrazi, kjo qeveri po kthehet në një strukturë monoetnike që marginalizon shqiptarët, duke dëshmuar se nuk ka as vullnet as kapacitet për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit apo për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

VLEN mundohet të mbulojë dështimin me propagandë, duke reklamuar se ka punësuar “10 shqiptarë” në HEC Vërtok, por harron të përmendë se në të njëjtin institucion, në të njëjtën periudhë dhe në mes të Gostivarit, janë punësuar 55 maqedonas. Ky është një shembull i qartë i mashtrimit përmes shifrave të vogla, ndërkohë që disproporcioni në përfaqësim vazhdon të thellohet në mënyrë të turpshme dhe të qëllimshme.

Kjo ishte edhe arsyeja parimore pse Aleanca për Shqiptarët vendosi ta braktisë këtë qeveri dhe grupimin VLEN, që tashmë ka humbur çdo kuptim politik dhe moral të qendrimit në pushtet. Një qeveri që u jep prioritet përfaqësuesve të “Botës Serbe”, përmes zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç, ndërsa përjashton shqiptarët, nuk mund të quhet euroatlantike, as shumëetnike.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë barazi reale, përfaqësim dinjitoz dhe pjesëmarrje të drejtë në çdo hallkë të shtetit. Ne nuk do të jemi pjesë e asnjë pushteti që i sheh shqiptarët si numra statistikash apo i mban jashtë dyerve të institucioneve.Koha e heshtjes mbaroi. Koha e llogaridhënies ka ardhur, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Korrik, 2025 09:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë