ASH: Qeveria në kurs të gabuar – VLEN të reflektojë dhe të largohet nga koalicioni

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 13:19 Përditësuar

ASH: Qeveria në kurs të gabuar – VLEN të reflektojë dhe të largohet nga koalicioni

Sipas të dhënave nga anketa më e fundit e realizuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë e specializuar për hulumtime të opinionit publik Market Vision, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të ndarë në vlerësimet e tyre për drejtimin që ka marrë vendi. Në pyetjen “Në cilin drejtim mendoni se po shkojnë punët në Maqedoninë e Veriut?”, 40.5% e të anketuarve shprehen se vendi po shkon në drejtim të gabuar, krahasuar me vetëm 34.3% që besojnë të kundërtën.

Ky perceptim dominues negativ konfirmon atë që Aleanca për Shqiptarët e ka ngritur me kohë si shqetësim serioz që Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në një kurs të gabuar politik dhe gjeostrategjik, i cili e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe i afrohet rrezikshëm ndikimeve të huaja destruktive.

Këto shqetësime nuk janë vetëm të brendshme. Ato u artikuluan qartë edhe në Raportin e fundit të Parlamentit Evropian, i cili thekson ndikimin gjithnjë e më të madh të fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor – përfshirë Maqedoninë e Veriut – duke vënë në dukje rolin destabilizues të qeverive të Hungarisë dhe Serbisë në avancimin e interesave strategjike të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Përballë këtij realiteti alarmant, Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje drejtuesve shtetërorë që të reflektojnë me përgjegjësi të plotë dhe të ndalin çdo qasje destruktive ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, kërkojmë që të ndërpriten menjëherë të gjitha lidhjet dhe komunikimet me “botën serbe” dhe aksin ruso-kinez, të cilat rrezikojnë integritetin demokratik dhe të ardhmen euroatlantike të vendit.

Kjo thirrje drejtohet sidomos ndaj përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, përkatësisht liderëve të koalicionit VLEN, të cilët janë të obliguar të reflektojnë mbi këtë gjendje të rëndë dhe të tërhiqen nga një qeveri pa legjitimitet etnik, pa përkrahje shumicë dhe me orientim konfliktuoz ndaj Perëndimit.

Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët është i qartë, nuk synojmë pushtetin por kërkojmë ndalimin e politikave antishqiptare dhe antiperëndimore të kësaj qeverie. Ajo që kërkojmë është presion politik dhe qytetar mbi qeverinë aktuale që të ndalë orientimin e rrezikshëm dhe të kthehet në rrugën e integrimeve evropiane.

Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë e qeverisë, por zgjodhi të largohet kur ky kurs u deformua. Të gjithë të tjerët që ndihen të kërcënuar nga zëri opozitar, duhet të kuptojnë se ne nuk ua zëmë vendin – por ua tregojmë drejtimin.

Se jemi në rrugë të drejtë dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve, këtë e dëshmojnë qartë edhe sondazhet më të fundit, të realizuara nga agjenci relevante dhe profesionale, të cilat flasin në mënyrë të padiskutueshme në favor të Aleancës për Shqiptarët dhe në dizfavor të thellë për përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Ky është momenti që ata të reflektojnë me seriozitet, të kthehen te populli, dhe të ndjekin zërin e shumicës shqiptare, që sot kërkon qartazi orientim të vendosur pro-perëndimor dhe përfaqësim dinjitoz në skenën politike, perfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Flaka

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 13:19 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?