VLEN: Po e rikthejmë dinjitetin e bujqve shqiptarë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 14:01 Përditësuar

VLEN: Po e rikthejmë dinjitetin e bujqve shqiptarë

Koalicioni VLEN ka publikuar sot një bilanc të detajuar të masave të ndërmarra në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave, duke theksuar progresin e bërë dhe ndikimin real në jetën e fermerëve dhe komuniteteve rurale.

“Këto nuk janë vetëm shifra. Janë ndryshime reale në jetën e bujqve, fermerëve, punëtorëve pyjorë dhe gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në fshat,” thuhet në kumtesën zyrtare të VLEN.

Që nga marrja e mandatit, janë shlyer mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq, duke zhbllokuar pagesat e vonuara nga qeveria e kaluar. Ndër masat e realizuara, VLEN thekson:

  • Subvencioni më i lartë ndonjëherë për duhanin – 2.43 miliardë denarë
  • 656 milionë denarë për qumështin, 602 milionë për lopët e shënuara, dhe 625 milionë për kulturat bujqësore
  • Mbështetje për delet, qengjat, bletarinë dhe prodhimin me farë të certifikuar

Nëpërmjet masave ndërhyrëse janë përballuar vështirësitë e tregut:

  • 5 den/kg për kumbullat
  • 3 den/kg për grurin e dorëzuar nga viti i kaluar
  • 6 den/kg për orizin e grumbulluar sivjet
  • Rritje 100% e subvencioneve për elbin

Rritje rekord për çmimin e duhanit

“Me koordinim të drejtpërdrejtë me blerësit, kemi arritur çmimin më të lartë historik për duhanin – nga 375 në 400 den/kg, ndërsa subvencioni u rrit nga 80 në 100 den/kg,” thekson VLEN.

Kjo ka sjellë një rritje prej 4.5 miliardë denarësh në vlerën eksportuese dhe një zgjerim të sipërfaqeve të mbjella nga 12.959 ha në vitin 2024 në 14.475 ha për vitin 2025.

Investime për bujqësi moderne dhe mundësi për të rinjtë

Nga Programi për Zhvillim Rural janë hapur thirrje për mbështetje të fermerëve të rinj me grante 10.000 euro, si dhe për modernizimin e ekonomive bujqësore me pajisje të reja, sisteme ujitjeje dhe investime në prodhimin e verës dhe birrës artizanale.

Po ashtu, nga programi IPARD janë shpallur thirrje për:

  • 14 milionë euro për diversifikimin e fermave
  • 7.4 milionë euro për investime në asete themelore

Zgjidhje për sistemet ujitëse dhe institucionet bujqësore

VLEN njofton se janë investuar 132 milionë denarë shtesë për ujitje, dhe është zgjidhur përfundimisht ngërçi për sistemin e ujitjes Kolibar–Cërvicë në Kërçovë, ndërhyrje e drejtpërdrejtë e zëvendësministrit Albrim Hoxha.

Institucionet kërkimore dhe akademike si Instituti i Duhanit në Prilep, Instituti për Blegtori dhe Peshkim, dhe Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin e Tetovës, janë mbështetur me 61.5 milionë denarë.

Reforma ligjore dhe thjeshtim i procedurave

VLEN thotë se tashmë fermerët dorëzojnë deklaratën e prodhimit vetëm një herë në vit, duke përfituar nga thjeshtimi i procedurave dhe ndryshimet në ligjet për pyjet, tokën bujqësore, gjahun dhe fitofarmacinë.

Po përgatitet edhe një ligj i ri për bujqësinë dhe zhvillimin rural, mbi bazën e një debati publik dhe rishikimit të Strategjisë Kombëtare.

Mbështetje për pylltarët dhe shoqatat rurale

Me ndërhyrje të drejtpërdrejtë janë shlyer pagat e prapambetura për NP “Pyjet Kombëtare” dhe SHA “Ekonomia e Ujërave”, ndërsa është pranuar kërkesa për njohjen e stazhit të beneficuar për policinë pyjore.

Në vitin 2025, 54 shoqata rurale janë mbështetur me 10.9 milionë denarë për organizim panaireve dhe aktiviteteve promovuese.

“Si Koalicion VLEN, kemi qenë pranë bujqve shqiptarë. Kemi rritur subvencionet, kemi mbështetur fermerët e vegjël dhe kemi hapur mundësi të reja për investime,” përfundon kumtesa.

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Korrik, 2025 14:01 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?