VLEN publikon rezultatet: Shkolla, spitale, ligje – jo premtime, por vepra

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 09:01

VLEN publikon rezultatet: Shkolla, spitale, ligje – jo premtime, por vepra

Koalicioni VLEN ka reaguar pas seancës së fundit të Qeverisë, duke theksuar se gjatë vetëm një dite pune janë miratuar një sërë vendimesh me përfitim konkret për qytetarët shqiptarë, të cilat, sipas tyre, e tejkalojnë punën e një mandati të plotë të qeverive të drejtuara nga BDI, njofton Flaka

“Brenda një dite të vetme, dje, Qeveria në të cilën VLEN është partner i barabartë solli më shumë vendime me rëndësi dhe përfitim real për shqiptarët në vend, sesa ka arritur të sjellë çfarëdo qeverie e drejtuar nga partia e listave të zeza (BDI) gjatë një mandati të plotë.” – thuhet në kumtesën e VLEN.

Sipas këtij koalicioni, vendimet e marra janë dëshmi konkrete që përfaqësimi i drejtë prodhon rezultate reale, dhe se premtimet po kthehen në vepra.

“Këto rezultate janë dëshmi e qartë se kur shqiptarët janë realisht të përfaqësuar në tryezën e vendimmarrjes, premtimet shndërrohen në vepra, ndërsa deklaratat në përmirësime të prekshme në jetën e përditshme.”

Vendimet e miratuara në seancën e fundit qeveritare:

  1. Ligji për shkollat e mesme të bashkësive fetare
    – Medreseja “Isa Beu” në Shkup fiton për herë të parë status të qartë juridik, një kërkesë e kahershme që, sipas VLEN, BDI e kishte premtuar për vite, por kurrë nuk e realizoi.
  2. Ligji i ri për lojërat e fatit
    – Kazino dhe bastoret do të dislokohen larg shkollave dhe të rinjve. Ligji, sipas VLEN, mbron jetën e të rinjve dhe buxhetet e familjeve nga varësia, ndërsa BDI për më shumë se një dekadë ka heshtur për këtë problem.
  3. 205 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore
    – Përfshin rikonstruktimin e plotë të Spitalit Klinik të Tetovës dhe ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë, investime që sigurojnë trajtim të dinjitetshëm atje ku jeton shumica shqiptare.
  4. 110.5 milionë denarë për ujësjellësin në Luboten dhe Lubancë (Butel)
    – Zgjidhet përfundimisht çështja e furnizimit me ujë të pastër për zona të banuara me shumë familje shqiptare, duke i dhënë fund premtimeve boshe.
  5. Rikonstruktimi i terreneve sportive në të gjitha vendbanimet
    – Sipas VLEN, po krijohen kushte të reja për të rinjtë me synim që të zgjedhin sportin në vend të veseve, një fushë e lënë pas dore për dekada.

“Ne jemi në Qeveri për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë.”

“VLEN premtoi punë, solli rezultate. Brenda një dite, arritëm më shumë sesa BDI për një mandat të tërë.”

Koalicioni thekson se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, duke sjellë ndryshime reale dhe të dukshme për çdo familje, në çdo vendbanim.

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 09:01
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë