Pak para zgjedhjeve – MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj 

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 09:47

Pak para zgjedhjeve – MPB shpall konkurs për pranimin e 150 policëve të rinj 

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shpallur publikisht konkursin për pranimin e 150 nëpunësve të rinj policorë në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, njofton Flaka.

Fushata “Bëhu polic” synon të përfshijë të rinj dhe të reja që kanë ndershmëri, guxim, solidaritet dhe përkushtim për të shërbyer në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin e ligjit.

“Bëhu human. Krijo rend. Mbroji qytetarët. Nëse këto janë kapacitetet e tua njerëzore, atëherë policia është zgjidhja e duhur për ty”, thuhet në shpalljen publike të MPB-së.

Kushtet për kandidatët

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte të përgjithshme:

  • Të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut;
  • Të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në momentin e aplikimit;
  • Të kenë përfunduar arsim të mesëm 4-vjeçar;
  • Të përdorin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik;
  • Të kenë integritet moral dhe të mos kenë ndalesë për ushtrim profesioni;
  • Të mos jenë anëtarë të partive politike apo strukturave të tyre;
  • Të kenë kaluar testin e integritetit dhe kontrollin e sigurisë.

Kushtet fizike dhe dokumentet e nevojshme

Për meshkujt kërkohet lartësi minimale prej 170 cm, për femrat 160 cm, si dhe përgatitje e lartë fizike personale.

Dokumentet që duhet dorëzuar përfshijnë:

  • Certifikatë lindjeje;
  • Diplomë për përfundimin e shkollës së mesme;
  • Dy fotografi (3.5 x 4.5 cm);
  • Deklaratë që vërteton se kandidati nuk është pjesë e ndonjë partie politike.

Dokumentacioni dorëzohet personalisht në sektorët përkatës të punëve të brendshme në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Manastir, Veles, Shtip, Ohër dhe qytete të tjera, çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në 16:00, brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e nesërme e shpalljes.

Procesi i përzgjedhjes: test fizik, psikologjik dhe intervistë

Përzgjedhja kalon në disa faza të detajuara, përfshirë:

  1. Vlerësim i dokumentacionit;
  2. Test motorik (pompa, bark, kërcim, sprint, vrapim);
  3. Test psikologjik dhe i integritetit;
  4. Test me shkrim (njohuri të përgjithshme);
  5. Intervistë me komisionin;
  6. Kontroll sigurie dhe kontroll shëndetësor.

Kandidatët që kalojnë me sukses të gjitha fazat do të nënshkruajnë kontratë për ndjekjen e trajnimit njëvjeçar në Qendrën e Trajnimit të MPB-së, e cila është e akredituar ndërkombëtarisht dhe synon të jetë një nga qendrat më elitare të trajnimit në Evropë.

Pas trajnimit: punësim dhe obligim për të qëndruar 5 vite në MPB

Kandidatët që përfundojnë me sukses trajnimin dhe renditen në listë, nënshkruajnë kontratë pune si “polic praktikant”, me detyrimin për të qëndruar së paku 5 vite në Ministri, në të kundërtën duhet të kompensojnë koston e trajnimit trefish.

Thirrje publike: “Bëhu polic”

MPB fton të rinjtë të pranojnë sfidën dhe t’i bashkohen forcës policore:

“Të jesh nëpunës policor është thirrje, jo profesion i zakonshëm. Realizoje ëndrrën tënde. Bëhu mbrojtësi i familjes, qytetarëve dhe atdheut. Bëhu pjesë e policisë së Maqedonisë.”

270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Korrik, 2025 09:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
270
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?