Interi, nënkampioni i Italisë, është shumë pranë përforcimit të repartit të sulmit me Ademola Lookman, yllin e Atalantas. Sipas raportimeve nga mediat italiane, marrëveshja personale mes lojtarit dhe Interit është arritur, ndërsa Lookman ka refuzuar oferta më të larta nga Napoli, duke i dhënë përparësi të plotë transferimit te “Zikaltrit”.
Inter ka ofruar 40 milionë euro, por Atalanta kërkon 50 milionë euro pa bonuse, duke e bërë negociatën të vështirë. Bisedimet po vazhdojnë përmes ndërmjetësve, ndërsa Interi ka vendosur një afat prej 10 ditësh për finalizimin e marrëveshjes.
Sezonin e kaluar, Lookman shënoi 20 gola në 40 paraqitje, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantas në suksesin e tyre në Europa League.
Interi e sheh Lookman si përforcimin ideal për repartin ofensiv, krahas Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram, ndërsa trajneri Cristian Chivu ka dhënë miratimin e tij për transferimin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Korrik, 2025 16:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.