ASH: Ministri Azir Aliu mashtroi 155 motra medicinale me premtime të rreme për punësim

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 14:04 Përditësuar

ASH: Ministri Azir Aliu mashtroi 155 motra medicinale me premtime të rreme për punësim

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, duke e akuzuar për mashtrim publik ndaj 155 motrave medicinale që presin kontrata të përhershme pune.

“Edhe sot, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, erdhi me premtime boshe dhe i MASHTROI 155 motrat medicinale, duke u dhënë shpresë për kontrata të përhershme – një premtim që e di shumë mirë se nuk mund ta përmbushë!”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Sipas partisë, premtimet e dhëna janë në kundërshtim me realitetin ligjor dhe buxhetor në vend.

“Nuk ka kontrata të përhershme pa konkurs publik! Nuk ka buxhet të ndarë në rebalansin aktual për punësime të reja! Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka konfirmuar me shkrim se nuk ka mjete për këto punësime!”, thekson më tej deklarata.

ASH i drejton një sërë pyetjesh publike ministrit Azir Aliu:

  • “A është hartuar ndonjë plan për punësim nga spitali për këto 155 punësime?”
  • “A ka pëlqim nga Ministria e Administratës për këtë proces dhe a është aprovuar ndonjë plan për punësim?”
  • “A ka miratim nga Ministria e Financave për fondet?”
  • “A ka aprovim nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për punësime të reja?”

Për më tepër, ASH bën publike një dokument zyrtar të pranuar nga Ministria e Shëndetësisë:

“Ekziston dokument zyrtar i pranuar nga Ministria me numër 106807/4, më datë 15.07.2025, ku konfirmohet se kërkesa për këto punësime është refuzuar,” thuhet në deklaratë.

Aleanca për Shqiptarët përmend edhe bazën ligjore që sipas tyre është e domosdoshme për çdo lëvizje punësimi në sektorin publik:

“Në sektorin publik, për çdo punësim apo transformim të vendit të punës, duhen ndjekur procedura të qarta ligjore, sipas Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, neni 34 (grupi 3, nëngrupi 1), si dhe nenet 41 dhe 44 të të njëjtit ligj. Po ashtu, është i domosdoshëm rebalansi i buxhetit – gjë që aktualisht NUK EKZISTON!”

ASH e përmbyll reagimin me një akuzë të drejtpërdrejtë:

“Këto janë vetëm tentativa të dështuara për të hedhur pluhur syve të qytetarëve dhe për të mbuluar paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e sistemit shëndetësor. Qytetarët dhe punonjësit shëndetësorë e kanë kuptuar qartë: Azir Aliu mashtron në çdo fjalë që thotë.” Flaka

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Korrik, 2025 14:04 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?