Pas largimit të Luka Modrić, fanella legjendare me numrin 10 te Real Madrid ka mbetur pa zot. Sipas raportimeve të fundit nga Marca, përveç Kylian Mbappé, edhe Arda Güler është një nga kandidatët kryesorë për ta trashëguar këtë numër historik.
Güler, i cili ka treguar rritje të jashtëzakonshme nën drejtimin e Xabi Alonso, shihet si një talent i gjeneratës së re, me potencial për të qenë dirigjenti i mesfushës madrilene në vitet që vijnë. Megjithatë, raportime të tjera sugjerojnë se Mbappé është favorit, për shkak të profilit të tij global dhe ndikimit në marketing.
Vetë Güler ka shprehur dëshirën për të mbajtur fanellën me numrin 10, duke thënë:
“Do të doja të isha numri 10 te Real Madrid dhe të fitoja Ligën e Kampionëve”.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Florentino Pérez, duke balancuar aspektin sportiv dhe komercial. Nëse Mbappé merr numrin 10, Güler do të vazhdojë me numrin 15, që e ka mbajtur gjatë sezonit të kaluar.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Korrik, 2025 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.