E ardhmja e Rey Manajt mund të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku klubi Sharjah FC ka dorëzuar një ofertë zyrtare prej 2 milionë dollarësh për sulmuesin shqiptar të Sivassporit.
Sharjah e ka vendosur Manajn si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv në sezonin e ri, ndërsa lojtari ka pranuar kushtet personale dhe mund të përfitojë 2.5 milionë euro në vit.
Megjithatë, Sivasspor nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtësisht sulmuesin, duke kërkuar rreth 3 milionë euro për ta pranuar transferimin. Negociatat janë në fazë aktive dhe pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa e ardhmja e Manajt do të varet nga gatishmëria e Sharjah për të përmirësuar ofertën.
Manaj ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 63 ndeshje me Sivassporin, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Korrik, 2025 23:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.