Gazetari Ruben Martin ka analizuar situatën komplekse të Rodrygo Goes te Real Madrid, duke theksuar se deklaratat publike të lojtarit janë pjesë e një strategjie të mençur në prag të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij.
“Rodrygo nuk mund të thotë gjë tjetër përveçse dëshiron të qëndrojë. Kjo është gjëja më e zgjuar,” tha Martin. Sipas tij, nëse lojtari largohet sepse nuk është më i dëshiruar nga klubi, vlera e tij në merkato bie, ndërsa bonusi personal rritet. Nëse qëndron, ai shihet si luftëtar, gjë që për imazhin te tifozët është një fitore.
Rodrygo ka qenë në stol në shumicën e ndeshjeve të Club World Cup, dhe raportimet nga Spanja flasin për interes nga Liverpool, Arsenal, PSG dhe Chelsea, ndërsa Real Madrid kërkon rreth €100 milion për shitjen e tij.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas takimeve direkte mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, ku do të përcaktohet nëse Rodrygo do të luftojë për vendin e tij apo do të kërkojë një rol më të rëndësishëm diku tjetër.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Korrik, 2025 23:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.