Dy skandale në një ceremoni – ASH: Në Ilinden anashkalohet shqipja dhe emri kushtetues

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 08:59

Dy skandale në një ceremoni – ASH: Në Ilinden anashkalohet shqipja dhe emri kushtetues

Në një demonstrim të qartë të shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Ministria e Shëndetësisë dje  shënoi hapjen e Shtëpisë së Shëndetit në Ilinden me dy shkelje flagrante, mungesën e gjuhës shqipe në tabelat zyrtare dhe përdorimin e emrit të vjetër të shtetit “Maqedonia”, në vend të emrit kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ironikisht, i gjithë ky spektakël u udhëhoq nga një ministër shqiptar, Azir Aliu, që përfaqëson një subjekt politik i cili pretendon se mbron interesat e shqiptarëve në pushtet. Por heshtja dhe servilizmi i tij i djeshëm, përballë një provokimi të tillë institucional, dëshmon të kundërtën.

Gjuha shqipe u përjashtua nga tabela e institucionit publik në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa me sfondin “Macedonia” – pa asnjë referencë kushtetuese – u injorua edhe Marrëveshja e Prespës, duke rrezikuar kredibilitetin ndërkombëtar të shtetit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe vetë kryeministri Mickoski, përballë të cilit ministri Aziri u rreshtua i heshtur dhe pa reagim. Ky është imazhi më i qartë i vasalitetit politik të VLEN-it, të pranishëm në pushtet, por të padukshëm për të drejtat e qytetarëve që pretendojnë se përfaqësojnë.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër këtë sjellje të papërgjegjshme institucionale dhe kërkon korrigjimin e menjëhershëm të tabelave të institucionit, në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Po ashtu, kërkon sqarim publik dhe kërkim falje nga Ministria e Shëndetësisë për përdorimin e emrit jo-kushtetues të shtetit, marrjen e përgjegjësisë politike nga ministri Aliu për dështimin në mbrojtjen e standardeve ligjore dhe kushtetuese.

Për Aleancën për Shqiptarët, ky nuk është thjesht një “lëshim teknik” – është vazhdim i një praktike diskriminuese dhe nënçmuese ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Nëse nuk reagohet sot, precedentët e tillë do të bëhen normë nesër. Barazi do të thotë respekt. Respekti fillon nga gjuha dhe Kushtetuta. Aleanca për Shqiptarët do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre, pa kompromis dhe pa frikë.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Korrik, 2025 08:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?